Burreli kërkon përforcime gjatë kësaj merkatoje për të bërë të mundur edhe mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Matjanët kanë menduar të “peshkojnë” në Superiore, teksa në radarin e tyre ka rënë një 21-vjeçar.
Bëhet fjalë për Elidon Dudaj, i cili mban veshur fanelën e Vllaznisë.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” palët kanë rënë dakort për transferimin e lojtarit te Burreli për pjesën e dytë të sezonit.
21-vjeçari shihet si një lojtar me perspektivë te shkodranët, të cilët kanë menduar ta japin në formë huazimi për të marrë lojtari minutat e dëshiruara.
Dudaj në Superiore me fanelën e Vllaznisë është aktivizuar në 3 ndeshje dhe ka dhënë edhe 1 asist, ndërsa me ekipin U-21 ka zhvilluar 9 sfida dhe ka shënuar 2 gola. Tre Burreli është një vlerë e shtuar për të ndihmuar ekipin që të arritjë objektivat këtë sezon.