Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sot ka shkëlqyer në fanellën e Lilles-s, duke shënuar në minutën e 90+2, për fitoren me rezultat 3:0 ndaj Lorientit, në takimin e javës së 18-të të kampionatit francez.
Zhegrova mashtroi dy futbollistët e kundërshtarit dhe goditi nga rreth 18 metra duke shënuar gol në pjesën e poshtme të djathtë, 3:0.
Angel Gomes i Lilles, është lojtar i ndeshjes, me notën 8.6.
Ndërsa Zhegrova është vlerësuar me notën 8.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.