Kukësi do të luajë pas pak në transfertë përballë Vllaznisë. Sfida e vlefshme për javën e 19-të të Superiores do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Teksa, në prag të kësaj sfide foli drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili.
Ky i fundit u shpreh në mënyrë surprizuese se objektivi i verilindorëve është “Final Four”.
“Merkato e Kukësit këtë radhë ka qenë shumë intensive, por është e vështirë të gjesh lojtarë me kualitet. Kemi gjetur disa lojtarë që mendoj se do të bëjnë mirë në ekipin tonë.
Do të bëjmë edhe 2-3 përforcime të tjera para se të mbyllim merkaton. Jemi futur në merkato për sulmues sepse larguam La Torren sepse nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit.
Ne pretendojmë që të ngjitemi në “Final Four”, patjetër”, është shprehur drejtori sportiv i Kukësit.