Zenku te Struga Trim Lum zgjodhi numrin 18, ja arsyeja

Futboll

Zenku te Struga Trim Lum zgjodhi numrin 18, ja arsyeja

Më: 14 janar 2024 Në ora: 17:45
Zenku

Shaban Zenku të shtunën e 13 janarit u prezantua te Struga Trim Lum.

Epiteti prej kampioni dhe struktura organizative e skuadrës strugane, shtyen kërçovarin e talentuar për t’iu bashkuar skuadrës së trajnerit Shpëtim Duro, i cili njihet si një trajner që ju jep mundësinë futbollistëve të rinj.

Kjo ishte edhe një arsye tjetër shtesë për 19-vjeçarin Zenku, i cili te Struga Trim Lum do të mbajë veshur fanellën me numër 18.

Në pyetjen tonë, se pse zgjodhi pikërisht këtë numër, Zenku tha se i njëjti i kishte sjellë fat me fanellën e përfaqësueses U19 të Maqedonisë, ndërsa beson se do i sjellë edhe me fanellën e skuadrës strugane.

“Numri 18 ishte zgjidhje e imja personale. U vendosa për këtë numër pasi me të njëjtin kam realizuar shumë gola dhe kisha shumë suksese me përfaqësuesen e Maqedonisë, ndërsa të njëjtën gjë, shpresoj ta bëjë edhe me fanellën e Struga Trim Lum, te e cila skuadër hasa në një mikëpritje shumë të madhe” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, futbollisti më i ri i Struga Trim Lum, Shaban Zenku, i cili është një ndër futbollistët e rrallë shqiptarë që ka provuar veten të luaj me tre përfaqësuese, edhe atë me Kosovën, Shqipërinë dhe së fundmi edhe me Maqedoninë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat