Manchester Utd ka zhgënjyer në konak të vetin, duke barazuar me rezultat 2:2 me Tottenham-in.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.
Katër gola dhe një pikë e madhe për spursat.
Për Manchester Utd shënuan Hojlund (3'), Rashford (40') dhe për Tottenham realizuan Richarlison (19') e Bentancur (46’).
Pas javës së 21-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të shtatë me 32 pikë, ka 8 më pak se Tottenham që gjendet dy pozita më lartë.