Stuttgarti nuk ia del të marrë pikë në javën e 17-të të Bundesligës, megjithatë mbetet në vendin e tretë me 34 pikë, një më shumë se Leipzigu, që u mposht në shtëpi nga Entracht Frankfurti.
Humbja erdhi në fushën e Borussias së Monchengladbach-ut me rezultatin 3:1.
Vendësit shënuan dy gola brenda 19 minutash lojë me të njëjtin autor, Hack.
Në rastin e golit të parë, i shërbyer nga Reitz, ndërsa për golin pasoi Plea.
Goli i Vagnoman në minutën e 56-të dha përshtypjen se sfida i rihap, por sapo nisi koha shtesë Siebatcheu realizoi golin e tretë për Gladbachun, që ngjitet në ventin e 10-të me 20 pikë.