Real Madridi i trajnerit Carlo Ancelotti ka përqafuar trofeun e parë për vitin 2024.
Madrilenët ngadhënjejnë me rezultat 4:1 ndaj Barcelonës, në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua larg tokës spanjolle, në Riyadh të Arabisë Saudite.
Futbollisti brazilian, Vinicius Junior, ishte kryefjala e finales, duke shënuar het-trik dhe poshtëruar me rezultat Barcelonën!
Një finale me pesë gola dhe një karton të kuq.
Në minutën e 71-të Araujo i Barcelonës është përjashtuar pa dy kartonëve të verdhë.
Ditë të vështira për trajnerin e Barcelonës, Xavi, që sot padyshim ka pësuar njërën prej humbjeve më të rënda nga rivali i përbetuar dhe i përjetshëm, klubi “mbretëror”.
Vinicius Junior si i çartur, ka shënuar në minutën e 7'-të, 10' e 39' – nga penalltia, Rodrygo (64’).
Për Barcelonën realizoi Lewandowski në minutën e 33-të.
Reali në festë, Barcelona e dëshpëruar nga humbja në finale që u luajt në tokën arabe.
Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori.