Tronditet bota e sportit, ekzekutohet me armë ish-futbollisti 23-vjeçar

Futboll

Tronditet bota e sportit, ekzekutohet me armë ish-futbollisti 23-vjeçar

Më: 14 janar 2024 Në ora: 21:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, pasi futbollisti 23-vjeçar i Barcelona de Guajaquil është ekzekutuar me armë zjarri.

Siaps mediave vendase 23-vjeçari Jair Lemos, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sottëm ndërsa ndodhej në qendër të qytetit.

Mediat theksojnë se kanë qene dy persona me motoçikletë e kanë qëlluar atë në qendër dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes.

Por kjo nuk është vrasja e parë që futbolli ekuadorian ka përjetuar ditët e fundit, pasi të dielën e kaluar Fabian Villamar, ish-presidenti i klubit Fuerza Amarilla, përjetoi diçka të ngjashme kur hyri në një kishë ungjillore.

Ndërkohë në nëntor, dy tifozë të Emelec u vranë në orët para ndeshjes kundër Barcelonës në Guayaquil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat