Nuk mjafton goli i Halilajt për Beshiktashin!
Donjeta Halilaj e ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit të Turqisë.
Por, goli i futbollistes së Kosovës nuk i ka mjaftuar të dielën skuadrës së Beshiktashit që ta shmangë disfatën. Beshiktashi u mposht në udhëtim te ALG Spor me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 16-të.
Mesfushorja Halilaj shënoi në minutën e 16-të pas një gjuajtje të fuqishme e të saktë nga zona. Beshiktashi zë vendin e gjashtë me 29 pikë.