FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.
Çmimin “Portieri më i mirë” për vitin që lamë pas e ka fituar Ederson.
Braziliani ishte një prej më meritorëve në suksesin historik të Manchester Cityt, që fitoi tripletën.
“Qytetarët” në vitin 2023 u kurorëzuan me titullin e kampionit në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve, teksa fituan edhe trofeun e Kupës FA.
Manchester City gjithashtu fitoi edhe Superkupën e Evropës
Ederson në garën për këtë çmim mposhti Thibaut Courtois dhe Yassine Bounou.