Lionel Messi u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit 2023 i FIFA-s.
Ylli argjentinas e mposhti konkurrentin kryesor, Erling Haaland, me të cilin i kishte votat e njëjta, por që vendosën votat e kapitenëve, derisa Kylian Mbappe përfundoi i treti.
36 vjeçari nuk ishte fare prezent në ceremoninë e mbajtur në Londër duke preferuar të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta vazhduar fazën përgatitore.
Deri tash, edhe pse kanë kaluar 12 orë që kur u zgjodh më i miri i vitit që shkoi, tetë herë fituesi i Topit të Artë “nuk është bërë i gjallë” pasi nuk e ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.
Ndërkohë, postim bëri klubi i tij, Inter Miami.
“Më i miri i jonë, më i miri”, shkroi klubi amerikan.
Messi e fitoi këtë trofe për herë të tetë në karrierë ndonëse pati kontestime pasi një pjesë e tifozëve menduan se ky çmim “iu vodh” Erling Haalandit.
Duhet cekur se në më të mirët e vitit të FIFA-s votoi edhe “Gazeta Express” përmes redaktorit të sportit, Valon Konushevci.