Trajneri Jose Mouringo u shkarkua nga pankina e Romës pas humbjes me Milanin dhe rezultatet e dobëta.
Pas këtij vendimi, portugezi ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Ai ka postuar foton me trofeun e Ligës së Konferencës në dorë, të cilin e fitoi në finalen e Tiranës ndaj Fejnordit.
Me dy fjalë të vetme ai ka përshëndetur popullin verdhekuq: “Mirupafshim Roma”.
Rikujtojmë që Murinjo u shkarkua pas dy sezonesh e gjysmë nga Roma, kohë gjatë të cilës fitoi një Ligë Konferencë dhe humbi një finale Lige Europe.