Vllaznia pas fitores 1-0 me Kukësin ka ktheyr gjithë fokusi te ndeshja e radhës në kampionat.
Shkodranët do të luajnë ndaj Erzenit ditën e shtunë dhe do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh në kampoionat.
Për këtë sfidë Qatip Osmani do të ketë dy rikthime mjaft të rëndësishme, por sërish mungesa do të ketë. Do të jenë të gatshëm për ditën e shtunë Marko Juric dhe Esin Hakaj, të cilët munguan ndaj Kukësit.
Ndërkohë do të mungojë Ardit Krymi.
Ky i fundit ka plotësuar nurmrin 4 të kartonëve të verdhe dhe ndaj shijakasve nuk do të mund të japë kontributin e tij në fushën e lojës. Në këtë mënyrë Osmani do të duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij.