Gytis Paulaskas është transferuar te Kolos Kovalivka në Ukrainë. Ashtu siç njoftonte Newsport.al ditë më parë, sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes. Ka qenë menaxheri i njohur, Arbi Laçi, ai që ka mundësuar këtë transferim.
Paulaskas ka nënshkruar një kontratë 2.5 vjeçare me klubin ukrainas duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i tyre. Në njoftimin e bërë në profilin zyrtar në Instagram, Laçi shkruante:
“Marrëveshja u arrit! Gytis Paulaskas, lojtari i kombëtares së Lituanisë është futbollisti i ri i Kolos Kovalivka.
Jam i lumtur t’iu prezantoj një transferim të suksesshëm nga Shqipëria në Ukrainë.
Falënderoj Egnatian dhe Kolos Kovalivka për këtë operacion të suksesshëm. Gytis ka nënshkruar për 2.5 vite dhe është gati për aventurën e re. Urime!”.