Skuadra e Voska Sport për vazhdimin e sezonit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë do të përforcohet me ish-futbollistin e Shkupit, Ardit Ilazi.
Mbrojtësi 23-vjeçar ishte pjesë e skuadrës së Teutës në Superligën shqiptare vitin e kaluar, por tani po rikthehet si lojtar në Maqedoni.
Ilazi më herët ka luajtur për Gostivarin prej nga vjen në futboll, pas së cilës në vitin 2019 kaloi te Shkupi.
Voska Sport synon mbetjen në elitën e futbollit maqedonas.