Zyrtarisht Nijazi Jusufi nuk është më pjesë e Vardarit.
Jusufi do të vazhdojë karrierën në Gostivar.
Këtë e ka konfirmuar kampi i “kuqezinjve” me një postim në profilin e tyre në FB.
Vardari falënderon anëtarin aktual për gjithçka që ka bërë në të kaluarën duke veshur fanellën “kuqezi”.
Vardari thekson se kanë bërë përpjekje të mëdha për ta mbajtur mesfushorin e ri ofensiv megjithatë kanë dështuar.
Në ndërkohë, Gostivari tashmë e ka promovuar Jusufin si anëtar të ri.