Capello mbron Mourinhon

Futboll

Capello mbron Mourinhon

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:23
Capello

Fabio Capello, një ish-trajner dhe opinionist me emër bë futbollit italian foli për shkarkimin e José Mourinhos nga Roma dhe zgjedhjen për t’u fokusuar te Daniele De Rossi si zëvendësues:

“Është një hap i madh për Danielen… Ai merr përsipër një ekip me disa vështirësi, veçanërisht sa i përket numrit të lojtarëve, por është një mundësi për të… Ka debutuar në Kupën e Italisë me Triestinën. Ai do të duhet të tregojë se çfarë është i aftë, duke njohur mirë mjedisin.

Ishte shumë i mirë në fushë, tani të shohim çfarë do të bëjë në pankinë. Tani fillon pjesa e vështirë, duhet ta kuptojë skuadrën dhe lojtarët, t’i stimulojë dhe t’i bëjë të kuptojnë se jane ekip i vërtetë.”

Çfarë mendoni për shkarkimin e Mourinhos?

Sa i përket Mourinhos, më duket se këta pronarë amerikanë kanë një mënyrë për të menaxhuar situatat pa respekt për ata që punojnë me ta. Kujtojmë se si u largua Maldini nga Milani, tani Mourinho me metodat e tij… Nga ana e tyre, nuk ka ndjeshmëri, vetëm biznes. Besoj në diçka tjetër, duhet respekt për ata që punojnë me ty dhe disa gjëra duhen komunikuar në mënyra të tjera.

Nuk e prisja… Mbi të gjitha nuk e prisja në këtë mënyrë. Ishte e qartë se kishte vështirësi, ai kërkonte gjëra dhe nuk merrte përgjigje. Mourinho u trajtua pa respekt, është një mënyrë sjelljeje që nuk më bind.

Më ka ndodhur me Rusinë: po shkoja në aeroport, më telefonuan dhe më thanë që marrëveshja kishte mbaruar, por isha në Rusi, këtu duhet të ketë diçka ndryshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat