Genc Hyseni si futbollist i dëshmuar, ndërsa edhe si drejtor i dëshmuar sa ishte në skuadrën e Dinamos së Ferizajt!
Hyseni tani nuk do të jetë në Dinamo, po rikthehet në shtëpinë e vjetër, aty ku u kalit dhe u rrit si futbollist dhe bëri famë.
Me Genc Hysenin Ferizaj do të jetë edhe më i organizuar e më i fortë në realizimin e objektivave, shto përforcimet me futbollistë në afatin kalimtar dimëror.
Vjosa kryeson me 31 pikë, ka një më shumë se Prishtina e Re dhe dy se Ferizaj e tri se Ulpiana.
Në bazë të kësaj renditje, pritet pranverë shumë e nxehtë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
Megjithatë Ferizaj do të përfitojë shumë nga Genc Hyseni që pritet të zyrtarizohet drejtor sportiv, për faktin se ka njohuri dhe është i dëshmuar si drejtor.
Ferizaj nuk e ka ndërmend të ndalet, synon të sjell risi tjera në ditët në vazhdim me president Lulzim Abazi.