Prishtina ka shënuar fitore minimale në ndeshjen miqësore, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës kazake Ordabasy-n.
Djelmoshat e Prishtinës treguan lojë të mirë.
Kjo ndeshje ishte një test i mirë për të pa formën e secilit futbollist.
“Bardhekaltrit kanë fituar minimalisht kontrolluesen e parë në përgatitjet e Antalisë kundrejt kampionëve të Kazakistanit, FC Ordabasy.
Shënuesi i vetëm në ndeshje ishte sulmuesi i krahut, Hasan Hyseni, i cili shënoi gol të bukur nga distancë e madhe duke paraboluar portierin kazak pasi këta të fundit u çorientuan në mbrojtje nga çka përfitoi skuadra jonë.
Ndeshjen e radhës e zhvillojmë të shtunën me Ballkanin, sfidë kjo e vlefshme për Superkupën e Kosovës”, njofton FC Prishtina.
Prishtina luajti me këtë formacion: Kola (Nika - 46') - Bytyqi (Anderson - 74'), Useini (Ramadani - 74'), Sinani (Limani - 63'), Muja - Gashi (Pllana - 83'), Islami (Hamiti - 74'), Pefqeli (Nimani - 69') - Hyseni (Demolli - 74'), Uka (Oliveira - 63'), Kryeziu (Blesa - 69')..