Më shumë zëra për gjendjen shëndetësore të Ezequiel Lavezzi.
Sipas asaj që u zbulua në TV nga gazetari argjentinas Juan Etchegoyen, ish-sulmuesi “ka pasur probleme për shkak të një situate që e mundon prej muajsh.
Një problem që e shqetëson dhe që nuk po arrin ta kapërcejë.
“Ai u mashtrua nga një shok i dashur, i humbi një shumë e madhe parash.
Një tradhti ekonomike dhe personale nga një person të cilit i besonte shumë dhe nuk po e merr dot veten. Është në ankth dhe në depresion”.
Sipas gazetës La Nacion, Lavezzi u transferua në Klinikën Dharma, një qendër psikiatrike në Boedo.
Disa policë u detyruan të shoqëronin ambulancën që e transportonte, pasi ish-lojtari “ishte agresiv”, ndaj dhe ndihma e efektivëve ishte e nevojshme për të kryer me sukses transferimin.