Skuadra tjetër e Kosovës që po përgatitet në Turqi, Suhareka e ka humbur miqësoren e parë në Antalia.
Suhareka e Kategorisë së Dytë të Kosovës ka pësuar disfatë nga Gremio me rezultatin 3:2.
Gremio garon në nivele të ulëta të futbollit të Brazilit.
Është pjesë e nivelit të pestë të kampionatit shtetëror të futbollit profesional të Sao Paulos, një nga kampionatet shtetërore braziliane.
Liridon Fethaj e Armend Abazi shënuan golat për Suharekën..