Marseille përforcon mbrojtjen!
Ulisses Garcia është lojtari më i ri i Marseille.
28-vjeçari zvicerian ka firmos për katër vite e gjysmë me francezët, ndërsa Marseille ka shpenzuar 4 milionë euro në arkat e Young Boys për shërbimet e mbrojtësit të majtë.
Kjo do të jetë aventura e parë në tokën franceze për Garcia-n, që më parë ka luajtur në Bundesliga për Werder Bremen, teksa numëron edhe 4 ndeshje me Zvicrën.