Sezoni i Matthijs de Ligt po kthehet në një makth të vërtetë.
Mbrojtësi holandez u kthye në fushë më 20 dhjetorin e kaluar – në ndeshjen kundër Wolfsburgut – pas më shumë se një muaj e gjysmë jashtë për shkak të një këputjeje të pjesshme të ligamentit kolateral medial në gju.
Duke nisur nga dita e fundit (90 minuta kundër Hoffenheim), ish-lojtari i Ajax-it dhe Juventusit do të detyrohet të ndalojë sërish për shkak të një problemi të hasur… para ndeshjes së luajtur të premten e kaluar.
“Matthijs de Ligt dëmtoi kapsulën e kyçit në gjurin e tij të majtë gjatë kampit stërvitor në Faro, Portugali.
Kjo u zbulua nga një MRI e kryer në vend nga departamenti mjekësor i Bayernit.
Prandaj qendrorembrojtësi duhet të marrë një pushim”, ka shkruar klubi bavarez në një deklaratë, pa dhënë indikacione të mëtejshme për një rikthim të mundshëm të lojtarit.
Prandaj nuk është e qartë nëse ai do të jetë sërish në dispozicion për 1/8 e Champions League kundër Lazios.