Shumë mungesa tek Tirana, bardheblutë të “sakatuar” për duelin me Teutën!
Liridon Latifi nuk do të luajë në takimin e radhës në kampionat. Edhe pse lojtari shënoi gol me Dinamon, ai nuk do të jetë në takimin me Teutën.
Futbollisti ka marrë kartonin e verdhë, duke plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.
Sulmuesi që ka shënuar tri herë në këto dy sfida do të jetë mungesa e madhe në sfidën me Teutën, po në Durrës. Tjetër lojtar që rrezikon sfidën me durrsakët në Durrës është Filip Najdovski.
Kapiteni i la lojën me Vllazninë në fund të pjesës së parë, pasi kishte dhimbje në shpinë. Ende nuk e ka kaluar këtë problem. Madje ai mungoi edhe në sfidën me Dinamon. Patrik gjithashtu nuk është gati për të luajtur ndaj durrsakëve. Përgjoni la dje stërvitjen i dëmtuar, ndërsa Kaina ishte në palestër kurse Doka kishte marrë leje.