Kukësi – Egnatia është një nga duelet mjaft interesante të javës së 20-të të Superiores.
Kjo përballje do të luhet ditën e premte në orën 13:30 në “Kukës Arena”. Përballë njëra-tjetrës do të vihen dy ekipe me objektiva të ndryshme.
Rrogozhinasit vijnë si kryesues dhe ndaj verilindorëve do të kërkojnë një tjetër 3 pikësh që do t’i mbante larg nga Partizani, ndjësi më i afërt.
Ndërkohë nga ana tjetër për skuadrën e Stavri Nicës pikët janë shumë jetike.
Rrogozhinasit prej ditësh vazhdojnë përgatitjet për këtë takim, me Edlir Tetovën që ka të plotë grupin e lojtarëve.
Lajm i mirë për rrogozhinasit janë rikthimi i Renato Malotës, i cili ka kaluar gjendjen gripale. Gjithashtu do të jetë i gatshëm edhe Albano Aleksi që vjen pas një dëmtimi.