Mbrojtësi italian i pensionuar, Giorgio Chiellini do ta vazhdojë karrierën e tij në Ligën Amerikane (MLS) me Los Angeles FC si trajner i zhvillimit të lojtarëve, kështu që ai nuk do të rikthehet te Juventusi.
Chiellini u pensionua më 1 janar pasi që udhëhoqi Los Angeles FC drejt titullit në MLS Cup 2023.
Chiellini ishte duke menduar se a të vazhdojë qëndrimin në Amerikë ose të rikthehet në vendlindje, me spekulimet që një punë po e priste te klubi i tij i vjetër, Juventusi.
Sidoqoftë, u bë zyrtare se Chiellini do të mbetet në LAFC si trajner i zhvillimit të lojtarëve, duke punuar se trajnerin, Steve Cherundolo dhe stafin e tij.