Futbollisti Xherdan Shaqiri është në formë të mirë dhe mezi po pret që të fillojnë garat në kampionatin amerikan.
Shaqiri është pjesë e skuadrës amerikane, Chicago Fire.
Një ndër klubet me famë të madhe botërore, River Plate, po zhvillon fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Për këtë arsye, Shaqiri shfrytëzoi rastin që të vizitojë nga afër ekipin argjentinas dhe trajneri i River Plates, Martin Demichelis, dikur lojtar i ekipeve të njohura si Manchester City dhe Bayern, në shenjë respekti i dhuroi një fanellë të klubit.
Dyshja pozuan së bashku me fanellën e klubit argjentinas, fotografi e cila më pas u shpërnda në rrjetet sociale nga vet llogaria zyrtare e River Plates.