Burreli vazhdon të jetë aktiv në këtë merkato, në mënyrë që të përforcojnë organikën e tyre me elementë cilësorë.
Objektivi i matjanëve në këtë sezon është mbijetesa në Kategorinë e Parë dhe për të bërë të mundur diçka të tillë, drejtuesit kanë hedhur sytë nga Superiorja.
Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se drejtuesit e Burrelit kanë arritur marrëveshjen me Vllazninë për qendërmbrojtësin e talentuar të shkodranëve.
Bëhet fjalë për Xhuljan Kapllanaj, i cili mund të përshtatet shumë mirë edhe si mbrojtës i majtë.
19-vjeçari është një titullar fiks me Vllazninë U-21, ndërsa disa herë është grumbulluar edhe nga skuadra e parë e shkodranëve.
Për Kapllanajn ka pasur oferta edhe nga ekipe të Superiores, por shkodranët nuk do ta lëshojnë talentin e tyre dhe në këtë mënyrë preferojnë ta japin në huazim deri në fund të sezonit te Burreli, skuadër ku pak ditë më parë është huazuar edhe Elidon Dulaj.