Vllaznia “peshkon” në Mal të Zi

Futboll

Vllaznia “peshkon” në Mal të Zi

Më: 17 janar 2024 Në ora: 12:28
Pamje nga një ndeshje

Vllaznia është një nga skuadrat aktive në merkaton e janarit.

Shkodranët po punojnë me shumë kujdes për të transferuar në Shkodër elementë cilësorë që do të përforconin organikën e tyre.

Vasko Kalezic pritet të jetë i piketuari i radhës për drejtuesit e kuqebluve.

Një mesfushor me tipare sulmuese për Qatip Osmanin që tashmë shikon t’i shtohen alternativat për formacionin.

Një fantazist që mund të përshtatet në disa role në repartin e avancuar.

Aktualisht është pa një skuadër, teksa ka mbyllur aventurën e tij me Ruda Plievlja.

Drejtuesit dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur bisedimet dhe tashmë 29-vjeçari duket shumë afër kalimit në Shkodër. Në të kaluarën Lakezic ka luajtur në Norvegji, Moldavi, Qipro, Serbi, Bosnje dhe Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat