Vllaznia është e fokusuar tek merkatoja duke kërkuar përforcime në repartet për të cilat ka nevojë skuadra.
Pikërisht për këtë arsye, sot në stërvitje me kuqeblutë ka qenë edhe një emër i ri.
Bëhet fjalë për brazilianin Andrej Almeida.
Ai luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe kohët e fundit ka luajtur në Maqedoninë e Veriut me ekipin Makedonija.
Ende nuk është e qartë nëse është në provë te Vllaznia, apo ka ardhur për të firmosur.