Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën franceze “GQ”, ku u ndal tek disa tema, jo vetëm personale, por edhe gjendjen e futbollit modern.
“Presioni nuk më ndikon negativisht dhe kam nevojë për të funksionuar.
Kjo është ajo që na lejon të ruajmë nivelin e përsosmërisë.
Jemi në një kohë konsumi të tepërt, me shumë ndeshje dhe tifozët presin shumë nga lojtarët.
Futbolli po i afrohet modelit të NBA-së, me sezone prej shtatëdhjetë ndeshjesh.
Nuk jam kundër të luajmë aq shumë, por nuk mund të jemi mirë gjatë gjithë kohës dhe t’i japim publikut shfaqjen që ai pret”, - tha Mbappe.