Trajneri me prespektiv në vendin tonë, Granit Begolli e ka nisur aventurën e tij të re tek Vushtrria me fitore.
Të besuarit e Begollit arritën triumfin në miqësoren e zhvilluar ndaj Prizrenit me rezultatin 0:1.
Golin e vetëm të ndeshjes për vushtrriasit e realizoi Zuqaku.
Gjatë javës së ardhshme, Vushtrria do të niset drejt tokës shqiptare, atje ku do ta zhvillojë një pjesë të përgatitjeve për edicionin pranveror.
Në vjeshtë, Vushtrria përfundoi e parafundit në renditje me 11 pikë.