Skuadra e Llapit ka marr një tjetër humbje në miqësoret që po i zhvillon për fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Llapjanët pësuan nga skuadra elitare e Hungarisë, Kecskemeti me rezultatin 2:0.
Që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Pra, kjo ishte miqësorja e dytë e Llapit në Turqi.
Ndeshjen e parë e humbën nga Nasafi i Uzbekistanit 2:1.
Në pranverë, të besuarit e Tahir Batatinës hyjnë nga pozita e dytë me 34 pikë, aq sa ka edhe Drita e treta, derisa janë gjashtë pikë larg Ballkanit lider.