Disa skuadra janë kandidate për vend të parë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A dhe B.
Interesant është edhe në Grupin A, ku Dinamo e Ferizajt është kampione vjeshtore me 30 pikë por ka 7 pikë më shumë se Suhareka, 9 se Trepça ’89 dhe 10 se Drenica e Trepça.
Në Grupin B, Vjosa është kampione vjeshtore me 31 pikë e ndjekur nga Prishtina e Re me 30, Ferizaj 29, Ulpiana 28.
Futbollisti me përvojë dhe anëtar i Vjosës së Shtimes, Astrit Fazliu, e pret një pranverë interesante në garën për vendin e parë.
“Vjosa ka bërë ndeshje shumë të mira dhe e ka mbajt hapin në mënyrë shumë të mirë.
Tashmë është në krye por ka ndeshje ende çdo gjë është e hapur”, thotë Fazliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.
A e ndjeni presionin?
“Patjetër.
Deri në fund do të jetë një luftë e madhe, se cila do të futet në Superligë përmes vendit të parë apo barazhit”, ka përfunduar Fazliu.