Ditë të vështira për Xavin

Futboll

Ditë të vështira për Xavin

Më: 17 janar 2024 Në ora: 21:09
Xavi Hernandez

Pak ditë pas humbjes së rëndë në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit të Carlo Ancelottit, ka folur sërish Xavi Hernandez, trajner i një skuadre si Barcelonës që sigurisht nuk po përjeton sezonin më të mirë në historinë e saj.

Nesër ndeshja e Kupës së Mbretit si udhëtues ndaj Unionistas, skuadër dukshëm inferiore ndaj katalanasve.

24 orë para ndeshjes së vlefshme për fazën e 16-shes të Kupës së Mbretit, Xavi Hernandez pati rastin të flasë për të ardhmen e tij në pankinën e katalanasve, i vetëdijshëm se ka një rrugë jo të thjeshtë përpara tij në La Liga. Për momentin, në fakt, Barça është -8 nga Girona dhe 7 pikë nga rivali i përjetshëm, Real Madrid.

Kështu është shprehur Xavi në konferencën për shtyp, përpara Unionistas-Barcelona: "Ditën që lojtarët nuk do jenë më me mua, do të marr gjërat e mia dhe do të iki. Kemi ende turne për të luajtur.

Këtë vit synimi është fitimi i Kupës, kampionatit apo Ligës së Kampionëve. Nëse nuk është kështu, do të largohem”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat