Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka vizituar futbollistët e Llapit që po përgatiten në Antalya të Turqisë.
“Mbrëmjen e sotme në ambientet e ‘Melas Hotel’ kemi mirëpritur presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe zv. presidentin, Agim Dibrani të cilët vizituan skuadrën dhe u njoftuan nga afër me kushtet ku është akomoduar skuadra dhe rrjedhën e fazës përgatitore në Antalya.
Vizitën e presidentit Ademi dhe zv. presidentit Dibrani e kanë mirëpritur drejtuesit e klubit tonë, anëtarët e stafit dhe disa nga futbollistët.
Në emër të klubit, presidenti Beqir Batatina falënderoj presidentin Ademi për vizitën dhe gatishmërinë e tij për t'iu qëndruar pranë klubeve në çdo kohë, teksa presidenti Ademi lavdëroj punën e drejtuesve të klubit për organizimin profesional dhe kushtet tejet të mira për punë”, njofton KF Llapi.