Drita përforcohet me një super lojtar

Futboll

Drita përforcohet me një super lojtar

Më: 17 janar 2024 Në ora: 22:31
Valon Murseli e Egzon Bejtullai

Drita e Gjilani ka përfocuar radhët me një lojtar të dëshmuar.

Është fjala për Egzon Bejtullain.

Qendërmbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Bejtullai zyrtarisht është futbollisti i Dritës.

"Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.

Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqisë ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.

Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.

Mirë se vjen Egzon", njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat