Manaj fenomenal, gol kualifikimi në Kupën e Turqisë

Futboll

Manaj fenomenal, gol kualifikimi në Kupën e Turqisë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:51
Rey Manaj

Rey Manaj vijon të shkëlqejë në Turqi, teksa ka arritur që të gjejë golin e 12-të këtë edicion.

Sulmuesi lushnjar u aktivizua në minutën e 60-të në ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Sivasspor dhe Keciorengucu dhe 21 minuta më vonë arriti që të shënojë golin e tretë dhe të kualifikimit për skuadrën e tij.

Një realizim perfekt nga jashtë zone i sulmuesit kuqezi, që bëri të shpërthente festa tek Sivasspori, që falë golit të Manajt arriti kualifikimin për në raundin e 1/8-ve të Kupës së Turqisë.

Manaj po kalon një moment të shkëlqyer, teksa ky ishte goli I katërt në Kupë, ndërsa në 8 raste ka festuar dhe në kampionat.

Sulmuesi u transferua gjatë verës në Turqi dhe po e shpërblen besimin e dhënë, e nëse vijon me këtë ritëm me shumë gjasa mund të jetë një alternativë dhe për trajnerin Sylvino në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat