Modelja italiane: Kam flirtuar me Tottin, por u soll keq me mua.

Futboll

Modelja italiane: Kam flirtuar me Tottin, por u soll keq me mua.

Më: 18 janar 2024 Në ora: 13:45
Flavia Vento

Zbulime të reja nga Flavia Vento për Francesco Tottin.

Modelja italiane është rikthyer për të folur për ish-kapitenin e Romës në “Historitë e grave në udhëkryq”, program i Monica Setta. Episodi do të transmetohet të enjten, më 18 janar, në orët e vona të mbrëmjes në “Rai2”.

Sipas deklaratave të showgirl-it në fjalë, të raportuara paraprakisht nga “Ansa”, ka pasur një flirt të shkurtër mes saj dhe ish-kapitenit të Romës, por në vitin 2001. Pra, përpara takimit mes Totti dhe Ilary Blasi, të cilët u njohën më 2002 dhe u martuan më 2005.

“Është një histori për të cilën flitet prej 20 vitesh dhe gjithçka është thënë. Tottin e kam takuar në shtëpinë e Valentinos në vitin 2001. I solla fat, sepse Roma më pas fitoi titullin, – tha Flavia Vento. – Shkoja çdo të diel në stadium, kam kujtime të mrekullueshme nga ajo periudhë. Ka qenë një flirt mes nesh në vitin 2001, një flirt i shkurtër. Sa herë që flas për këtë histori, qëndroj pak kështu…”

Ajo më pas shtoi: “Tani që janë ndarë mund të flas më spontanisht, por për 20 vite kam heshtur shumë. Kam kaluar një rrënim familjar, kam vuajtur.

Totti nuk u soll mirë me mua.

Do ta fusja te rrethi i Purgatorit të Dantes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat