Skuadra shqiptare afron sulmuesin që luajti në Itali

Futboll

Skuadra shqiptare afron sulmuesin që luajti në Itali

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:44
Junes Bnou Marzuk

Erzeni ka kryer një goditje të bujshme në sulm, duke afruar ish-sulmuesin që ka dalë nga akademia e Juventusit, Junes Bnou Marzuk.

27-vjeçari maroken e mbylli me skuadrën e Rapidit në Rumani dhe prej 6 muajsh ka qenë një lojtar i lirë.

Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje, Marzuk numëron një titull kampion në Serinë A me Juventusin në sezonin 2013-14, i njëjti sezon ku ai fitoi Superkupën e Primaverës.

Marzuk do të bashkohet kështu me shijakasit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Deliallisi menjëherë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat