Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lazios, në këtë format të ri për Italinë.
Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.
Në lojë janë 8 milionë euro, ky është çmimi për skuadrën që fiton Superkupën në Riad.
Presidenti Steven Zhang ka vendosur në rast se e fiton, të ndajë pak më shumë se një të pestën e saj për ekipin: rreth 1.5 milionë.