Ylli i Liverpoolit, Alexis Mac Allister ka thënë se dëshiron të qëndrojë në “Anfield Road” edhe për shumë vite të tjera.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën u transferua nga Brightoni te Liverpooli këtë verë.
“Unë dua të kaloj shumë vite këtu në Liverpool. Me të vërtetë e shijoj jetën këtu, shpresoj që do të jem këtu për shumë vite”, tha Mac Allister.
Mac Allister ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Liverpoolin, duke regjistruar një gol e dy asistime mbi emrin e tij.