Jordan Henderson tashmë iu është nënshtruar kontollit mjekësor te skuadra holandeze Ajax, ka raportuar AFP.
Ka qenë trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, i cili ka kërkuar futbollistit largimin nga skuadra saudite, Al-Ettifaq, në mënyrë që futbollisti ta gjejë një skuadër evropiane dhe të përgatitet për të luajtur në Euro 2024.
"Henderson erdhi vonë në ditën e parë të kampit në Abu Dhabi. Ai stërviti për dy ditë, më pas humbi stërvitjen e djeshme, duke u nisur për në Dubai për t'iu nënshtruar kontrollit mjekësor me Ajax", tha burimi, duke folur në kushte anonimiteti për AFP.
“Lojtari e arsyetoi dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi me kërkesën e trajnerit të Kombëtares së Anglisë për t'u transferuar në një klub evropian, për të qenë në gjendje të marrë pjesë në Kupën Evropiane (Euro 2024)”.