Xhelil Asani largohet nga Vllaznia.
Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili mbërriti në Shkodër në fillim të sezonit, nuk mori shumë minuta në fushën e lojës.
Një situatë e tillë duket se ka ndikuar në vendimin për të ndërprerë këtu aventurën kuqeblu.
Është vetë klubi shkodran që ka njoftuar largimin e mbrojtësit me një njoftim në rrjetet sociale.
"KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur me mirëkuptim bashkëpunimin me futbollistin Xhelil Asani.
Ne e falenderojmë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë në gjysmën e parë të këtij sezoni dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Faleminderit Xhelil Asani!", njofton FC Vllaznia.