Bekim Balaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Vllaznisë duke qenë një lider me golat e tij teksa ka shënuar 10 të tillë.
Çfarë synon Vllaznia këtë sezon, në kampionatin shqiptar?
"Fillimisht, objektiv është katërshja e parë se ajo është formula e këtij kampionati.
Na mundëson pjesëmarrjen në atë mini-finalen në fund të sezonit. Jemi në rrugën e duhur por është shumë punë për të bërë.
Jemi vetëm në gjysmën e kampionatit. Këto fitore na japin shpresë, kanë krijuar atmosferë pozitive dhe shpresojmë ta mbajmë sa më gjatë", tha Balaj.