Edhe zyrtarisht, Jordan Henderson është futbollisti më i ri i skuadrës së Ajaxit.
Henderson ka nënshkruar kontratë me holandezët deri në qershor të vitit 2026.
Mesfushori anglez rikthehet në Evropë, pas një aventure të shkurtë në futbollin arab tek Al-Ettifaq.
Me këtë ekip, ai ka shkëputur kontratën për tu rikthyer në futbollin Evropian.
Henderson do ta vesh fanellën me numrin gjashtë, derisa më parë ka qenë pjesë edhe e Liverpoolit dhe Sunderlandit.