Agjenti i Jose Mourinhos, Jorge Mendes ka bërë disa deklarata për “Gazzetta dello Sport”.
Jorge Mendes, cili ishte reagimi juaj kur mësuat për shkarkimin e Mourinhos?
"U habita, nuk e prisja. Para se të vazhdoj, më lejoni të them diçka", theksoi Mendes.
Ju lutem…
"José ishte trajneri i parë te Manchester United që fitoi tre trofe pas ciklit të madh të Sir Alex Ferguson dhe David Gill, me një ekip që nuk ishte në nivelin e atij të Beckham dhe kampionëve të tjerë të së kaluarës. José u kthye te Chelsea dhe e fitoi përsëri Premier League.
Me Tottenham u shkarkua para se të luante në finalen e ‘Carabao Cup’. Me të, Roma fitoi përsëri një kompeticion evropian (2021-2022, Conference League) pas nuk e di sa vitesh. Mourinho është një trajner fitues", tha Mendes.