Carlo Ancelotti doli para mediave menjëherë pas ndeshjes derbi, ku analizoi humbjen 4:2 dhe eliminimin nga “Copa del Rey” në “Metropolitano”, ndaj Atlético Madrid.
A paguat lodhjen e akumuluar?
Nuk e di, nuk e di. Nuk është kjo tema. Kemi luajtur një ndeshje të plotë, të barabartë kundër një rivali të fortë. U larguam me ndjenja të mira, por jo të lumtur. Ne u përpoqëm në çdo mënyrë. Ishte një lojë e mirë nga ana jonë, gjithashtu nga ana e Atletico Madridit.
Ju ka munguar goli…
Epo, dy kanë hyrë në rrjetë dhe më pas, dy shtylla. Madje shënuam edhe një gol të anuluar. Në repartin e përparmë sipërm nuk mund të bëhej më shumë.
Çfarë ju mungonte?
Mund ta kontrollonim pak më shumë lojën kur gjithçka ishte e barabartë. Ne barazuam dy herë dhe duhej të mos rrezikonim, të kishim më shumë kontroll. Nuk është e lehtë ta vlerësosh këtë ndeshje. Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi garuar deri në fund. Luftuam dhe rikuperuam dy herë disavantazhin, dy traversa, një gol i anuluar…
E humbëm ndeshjen në kohën shtesë, kur rrezikuam me një lojë të panevojshme. Humbëm dy topa dhe u ndëshkuam. Nuk mund të bëhej më shumë, për shumë arsye.