Mohamed Salah është detyruar që ta lë më herët fushën e lojës në ndeshjen që Kombëtarja e tij, Egjipti e zhvilloi kundër Ganës në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Në fakt, Salah u largu në fund të pjesës së parë, pas një lëndimi që e pësoi në kofshën e tij.
Ky lëndim e ka shqetësuar Kombëtaren e tij, e padyshim edhe skuadrën e Liverpoolit.
Të shqetësuar janë shprehur edhe fansat e skuadrës angleze nëpër rrjetet sociale.
Ende nuk ka informacione zyrtare se a është serioz lëndimi i tij.
Kutojmë se përballja e djeshme mes Egjiptit e Ganës përfundoi pa fitues 2:2.