Jurgen Çelhaka pësoi një dëmtim serioz, teksa po zhvillonte disa ushtrime me një top gome.
Mesfushori shqiptar është dëmtuar, teksa kavilja e tij është enjtur duke treguar që lëndimi është tepër i rëndë.
Pas vizitave mjekësore të kryera ditën e djeshme, kanë dalë edhe përfundimet. Çelhaka do të mungojë për të paktën 4 javë.
Legia në këtë rast është në “hall” pasi shqiptari është padyshim një nga pikat kyçe të ekipit sëbashku me shqiptarin tjetër, Ernest Muçin.
Kujtojmë që 23-vjeçari këtë sezon ka bërë mjaft mirë me polakët, me të cilët këtë sezon ka luajtur plot 21 ndeshje.
Teksa kontrata e tij me Legian skadon në verën e vitin të ardhshëm.